Kërkoi të mos largoheshin nga Rusia, kompanitë italiane - Drejt shkarkimit ambasadori i Italisë në Moskë

Kërkoi të mos largoheshin nga Rusia, kompanitë italiane - Drejt shkarkimit ambasadori i Italisë në Moskë

16:12, 14/03/2022
A+ Aa A-

Giorgio Staraca fton kompanitë italiane të mos largohen nga Rusia, pavarësisht sanksioneve ekonomike. Dhe merr një shuplakë të fortë nga Ministria e Jashtme: Ministria e Jashtme italiane nuk i ka këshilluar kurrë kompanitë italiane të qëndrojnë në Rusi. Di Maio ka të drejtë: Një ambasador, një funksionar i shtetit, nuk mund të deklarohet në këtë mënyrë në konflikt flagrant me linjën e qeverisë. 

'La Stampa': Në sulmin ndaj Starace në Moskë ka edhe një goditje ndaj vëllait të tij, Starace i ENEL, i akuzuar si i vetmi menaxher italian që ka takuar Putinin kohët e fundit, kundër vullnetit të qeverisë Draghi. E madhe është befasia e të lexuarit disa faqe më pas e një intervistë shumë të gjatë me Starace-n e ENEL të bërë nga babai i botuesit Alain Elkann. 

***

Në ditën kur "La Stampa" publikon një intervistë shumë të gjatë me CEO-n e Enel, Francesco Starace, e realizuar nga babai i Editorit/Botuesit Alain Elkann, drejtori i informacionit Massimo Giannini përgatit një sulm në një faqe të plotë kundër vëllait të tij, Giorgio Starace, ambasadori italian në Moskë, autor i një 
deklarate në kundërshtim të qartë me linjën e Këshillit të Ministrave, nga ku varet si funksionar shteti gjë që mund t'i kushtojë karrigen. 

Jo vetëm kaq: artikulli i "La Stampa"-s i jep një shuplakë finale Storace së shoqërisë Enel, duke e akuzuar atë si të vetmin menaxher italian që është takuar së fundmi me Putinin, kundër vullnetit të qeverisë Draghi. 

Nëse ia shtojmë këtë episod postimit në Twitter mbi solidaritetin e shprehur disa ditë më parë nga Giannini, letrës së ashpër kundër John Elkann nga Drejtori i dorëhequr i "Espresso" -s Marco Damilano, lind dyshimi se Drejtori i "La Stampa" po e rrit çmimin...

Di Maio: Nuk u kemi kërkuar kompanive të qëndrojnë në Rusi 
“Ministria e Jashtme italiane, siç është theksuar vazhdimisht ditët e fundit, përfshirë edhe njoftimet e Njësisë së Krizave, u ka rekomanduar italianëve të pranishëm në Rusi të largoheshin nga vendi. Për më tepër, në lidhje me lajmin e raportuar sot në të përditshmen "La Stampa", theksohet se Ministria
e Jashtme asnjëherë nuk u ka rekomanduar kompanive italiane të qëndrojnë në Rusi
”, thuhet në një deklaratë.

"Ambasada Italiane në Moskë, si të gjitha ambasadat italiane në botë, mbetet në dispozicion për të mbështetur bashkatdhetarët dhe kompanitë italiane. Italia mbështet fuqishëm sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, sanksione që synojnë të godasin rëndë ekonominë ruse". 

“Dua të nënvizoj maturinë e jashtëzakonshme të Ambasadorit Starace, i cili i këshilloi të gjitha kompanitë tona që të vlerësojnë me kujdes rreziqet dhe vështirësitë që sjell vazhdimi i aktivitetit të tyre në Rusi, duke u garantuar nga strukturat publike italiane mbështetjen e nevojshme të natyrës administrative që vijimi i aktiviteteve në Rusi mund të jetë i nevojshëm edhe për të mbrojtur investimet e bëra dhe vendet e punës që rrezikojnë të humbasin.

Përfaqësuesit e Ministrive tona kanë mbështetur iniciativën e Ambasadorit tonë dhe kanë këshilluar përsëritjen e saj rregullisht. 

Qindra kompani italiane që tashmë në dy dekadat e fundit punojnë dhe garantojnë të ardhura dhe vende pune të mëdha për vendin tonë nuk mund të kriminalizohen, sepse ndodhen në Rusi, ashtu sikurse nuk mund të kriminalizohen funksionarët tanë të guximshëm dhe gjithmonë të disponueshëm të diplomacisë që kanë vetëm një të metë atë të qenit në Rusi në një moment dramatik dhe të rrezikshëm si ky”, shpjegoi 
Torrembini.

Ambasada: Kompanitë italiane të mos largohen nga Rusia
“Unë besoj se si vend në këtë moment duhet të vazhdojmë të mbështesim dobësimin e Vladimir Putin. Nëse vazhdon kështu, ai dënon popullin e tij me vdekje ekonomike dhe njerëzit do ta braktisin”.

Ndërsa Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio - në një intervistë për La Stampa - deklaronte këto fjalë për sanksionet ekonomike kundër Rusisë, Ambasadori italian në Moskë, Giorgio Starace, të premten u takua me një përfaqësi të gjerë të kompanive italiane, duke i ftuar ata të "mos marrin vendime të nxituara” dhe të 
qëndrojnë në vend pavarësisht sanksioneve ekonomike.

Në takimin e së premtes, i parashikuar prej disa kohësh dhe pjesë e marrëdhënieve normale ndërmjet përfaqësisë diplomatike dhe kompanive aktive në 
vend, ishin të pranishme rreth njëqind kompani, pjesërisht në vend dhe pjesërisht të lidhura nga Italia. 

Përveç përfaqësuesve të kompanive dhe ambasadës, në takim morën pjesë edhe dy zyrtarë të lartë të qeverisë: Liborio Stellino, drejtori i përgjithshëm i promovimit të sistemit italian i Ministrisë së Jashtme dhe Amedeo Teti, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimi Ekonomik.

Takimi dhe fjalët e Ambasadorit u konfirmuan për La Stampa nga një sërë personash të pranishëm. Gjatë takimit, Starace iu referua faktit se në Rusi ka rreth pesëqind kompani dhe "vetëm një" deri më tani ka shpallur synimin e saj për t'u larguar nga vendi. Prandaj duke i ftuar “të gjithë” të presin dhe të mos marrin “vendime të nxituara”. 

Ambasadori ofronte gjithashtu disponueshmërinë për të ndihmuar kompanitë e pranishme për aspektet administrative dhe interpretuese që lidhen me sanksionet e Perëndimit. Nuk kaloi shumë dhe më 6 mars italianët që banonin në Rusi dhe të regjistruar në AIRE (Agjensia e italianëve qe jetojnë jashtë vendit) morën një mesazh nga Njësia e Krizave të Ministrisë së Jashtme italiane që i ftonte ata të largoheshin nga Federata Ruse "përveçse në rastin kur prania ishte mëse e domosdoshme". 

Krahas fjalëve të Di Maio-s, ftesa e ambasadorit Starace – vëllai i numrit një të Enel-it, Francesco Starace, me Eni-n, grupin italian me interesat më të mëdha në Moskë – bie ndesh edhe me linjën e shprehur vazhdimisht nga kryeministri Mario Draghi, shumë aktiv ndër partnerët evropianë në promovimin e sanksioneve edhe më të ashpra ndaj Rusisë dhe të diskutueshme ndaj Britanisë së Madhe, e cila deri pak ditë më parë nuk kishte marrë ende masa ndaj oligarkëve rusë. 

Pozicioni "në pritje" ngjalli habi edhe tek të pranishmit në takim, sipas asaj që është thënë, me disa nga të pranishmit që shprehën paqartësitë e tyre privatisht në lidhje me rreziqet - jo vetëm që kanë të bëjnë me reputacionin- të shndërrimit në aktivitete nën sanksione, duke qëndruar në Rusi. Një rrezik real për të gjithë dhe shumë i ndjerë mbi të gjitha nga grupet e mëdha aksionere ndërkombëtare. 

Deutsche Bank, pavarësisht që fillimisht konfirmoi praninë e saj në Moskë, njoftoi largimin e saj nga vendi. Ndër kompanitë italiane, pozicioni më i qartë deri tani ka qenë ai i shoqërisë "Generali", e cila njoftoi mbylljen e zyrave të saj në Moskë dhe daljen nga kapitali i grupit rus Ingosstrakh. 

Ferrero, Intesa Sanpaolo dhe Iveco ishin ndër grupet e tjera që njoftuan se do të peshonin vendimin e tyre, ndërsa Unicredit konfirmoi synimin e saj për të qëndruar me degën e saj ruse. Ndër kompanitë publike, Eni është larguar nga projekti Blu Stream. 

Polemikat mbi qëndrimin e botës së biznesit italian ndaj Rusisë ishin shfaqur tashmë në fund të janarit, kur një grup kompanish të mëdha kishin marrë pjesë në një konferencë me vetë Vladimir Putinin, kur erërat e luftës tashmë po frynin. Me atë rast, përfaqësuesi i vetëm i një kompanie në pronësi të shtetit ishte Francesco Starace, CEO i Enel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco