Prekëse/ Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar që të bindë vajzën e tij se është gjallë

Prekëse/ Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar që të bindë vajzën e tij se është gjallë

15:40, 14/03/2022
A+ Aa A-

Ushtarët ukrainasë që janë në vijën e parë të frontit, në mënyra të ndryshme po tentojnë të mbeten në kontakt me familjet e tyre, dhe ndihmë të madhe në këtë drejtim po jep interneti dhe rrjetet sociale.

Ushtari Alex Hook ka gjetur një ide gjeniale, për t’i treguar bijës së tij 5-vjeçare se është akoma gjallë dhe duhet të luftojë për atdheun.

Në fakt Alex në TikTok publikon video interesante nga vija e frontit, me qëllim që vajza e tij të shikojë se babai i saj është shëndoshë e mirë.

Ai shpesh poston video duke vallëzuar me rroba ushtarake me qëllim që t’i rregullojë ditën vajzës, kurse Alexin shumë e lavdërojnë dhe e përkrahin për këtë nismë.

Në video shpesh i bashkohen edhe ushtarët e tjerë.

Ndryshe Alex dhe vajza e tij “argëtohen” duke vallëzuar dhe filmuar video, të cilat gjatë kohës së pandemisë i postonin vazhdimisht në TikTok.

Videot që ai i ka postuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë marr mbi 60 milionë shikime, e profili i tij është bërë një lloj ditari i luftës.

 

@alexhook2303 #?????????????? #???????? #Топ #ЗСУ #Рек #украинатикток #славаукраїні #Армия #ООС #огонь ♬ πρωτότυπος ήχος - Giannis Karaolis

 

 

@alexhook2303 #?????????????? #???????? #Топ #ЗСУ #Рек #украинатикток #славаукраїні #Армия ♬ Angetenar(Remix) - 老何

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco