ME FOTO/  Brenda bisedimeve të paqes Ukrainë - Rusi

ME FOTO/ Brenda bisedimeve të paqes Ukrainë - Rusi

13:13, 14/03/2022
A+ Aa A-

Një nga negociatorët e Kievit ka shpëndarë një imazh të bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilat tani kanë hyrë në raundin e tyre të katërt dhe po zhvillohen përmes video-telefonatës.

Zyrtari ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se të dyja palët tani kanë paraqitur pretendimet e tyre. Më herët ai tha se bisedimet e fundit do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Mykhailo Podolyak: “ Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre me hollësi. Komunikimi po mbahet, por është i vështirë. Arsye për mosmarrëveshjes janë sistemet shumë të ndryshme politike. Ai I Ukrainës është një dialog i lirë konsensusi, kurse ai i Rusisë është një ultimatum shtypës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco