Dëmtohet linja e tensionit të lartë/ Rusia godet sërish centralin bërthamor të Çernobilit

Dëmtohet linja e tensionit të lartë/ Rusia godet sërish centralin bërthamor të Çernobilit

12:56, 14/03/2022
A+ Aa A-

Një linjë e tensionit të lartë në centralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës u dëmtua nga forcat ruse jo shumë kohë pasi furnizimet me energji elektrike u rivendosën në objekt, tha operatori i rrjetit në një deklaratë të hënën.

Ndërkohë mediat raportojnë se këtë të hënë, qyteti i Donetskut është sulmuar me raketa, ndërsa raportohet për shumë viktima.

Donetsk mbahet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe është kryeqyteti i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR).

Sipas CNN, mësohet se ka pasur disa viktima në një rrugë kryesore në qendër të qytetit si dhe një numër të madh të plagosurish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco