VIDEO/ Protestuesit pushtojnë vilën 50 mln sterlina të oligarkut rus

12:53, 14/03/2022
A+ Aa A-

Protestuesit kanë pushtuar sot një super-vilë me vlerë 50 milionë sterlina, në një nga lagjet më luksoze të Londrës.

Vila i përket një oligarku rus, të vendosur nën sanksione nga Britania e Madhe.

Pasi e pushtuan vilën, protestuesit varën flamuj dhe pankarta në ballkon. Në njërën prej tyre shkruhet: Putin, shko q... veten.

Vila i përket familjes së miliarderit Oleg Deripaska, një nga shtatë oligarkët e sanksionuar nga qeveria britanike.

Grupi që pushtoi vilën e quan veten Makhnovistët e Londrës, një referencë për anarkistin Nestor Makhno.

Ata thanë se nuk do e lirojnë vilën pa përfunduar lufta, ndërsa aty do strehohen refugjatët ukrainas.

Oleg Deripaska ka një pasuri prej të paktën 2 miliard sterlina. Në Britani ai ka një numër pasurish.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco