Ylli ukrainas Andriy Yarmolenko shpërthen në lot pasi shënon gol në Premier League Reagimi i Andrey Yarmolenko pasi shënoi gjatë ndeshjes së Premier League midis West Ham United dhe Aston Villa në stadiumin e Londrës më 13 mars.

Ylli ukrainas Andriy Yarmolenko shpërthen në lot pasi shënon gol në Premier League

12:42, 14/03/2022
A+ Aa A-

Ylli i “West Ham” dhe i Ukrainës, Andriy Yarmolenko u pushtua nga emocione të thella pasi shënoi golin e hapjes në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj “Aston Villa” në Premier League-n angleze të dielën. Ai ra në gjunjë dhe zhyti fytyrën mesd duarsh për të mbuluar lotët që i rrodhën.

Sulmuesi nuk ishte paraqitur për stërvitje me “West Ham” prej më shumë se një muaji dhe i tha “Sky Sports” pas ndeshjes se ishte "e pamundur" të stërvitej me ekipin që nga dita kur Rusia filloi pushtimin e vendit të tij.

“Unë mendoja vetëm për familjen dhe njerëzit e mi”, tha Yarmolenko për “Sky Sports” pas ndeshjes së së dielës. “Thjesht u përpoqa të jap gjithçka në fushë”.

"Ishte kaq emocionuese për mua për shkak të situatës në vendin tim," shtoi ai.

“Është shumë e vështirë për mua tani në këtë moment të mendoj për futbollin sepse, çdo ditë, ushtria ruse po vret popullin ukrainas”.

32-vjeçari u prit me duartrokitje nga të dy grupet e tifozëve kur hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.

Një numër flamujsh të Ukrainës ishin të dukshëm në tribunë gjatë lojës, ndërsa relike të “West Ham” me ngjyrat e flamurit ukrainas shiteshin jashtë stadiumit para ndeshjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco