12 figura të larta të vrara/ Rusia pranon vdekjen e oficerit të GRU

12 figura të larta të vrara/ Rusia pranon vdekjen e oficerit të GRU

12:26, 14/03/2022
A+ Aa A-

Rusia ka pranuar se ka humbur spiunin e parë të inteligjencës ushtarake GRU gjatë luftimeve në Ukrainë.

Kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga Siberia, vdiq gjatë luftimeve në qytetin port të Mariupolit.

Rusët nuk kanë dhënë detaje se si u vra, duke thënë se operacioni ishte sekret.

Në median ruse janë publikuar foto nga varrimi i Glushchak.

Sipas Daily Mail, Putinit i janë vrarë deri më tani të paktën 12 figura të larta ushtarake në Ukrainë, përfshi tre gjeneralë.

Ditën që u vra, oficeri i inteligjencës ushtarake kishte folur me nënën dhe gruan e tij. Por në mbrëmje u mësua se ai ishte vrarë.

Putinit i janë vrarë edhe dy oficerë elitarë të inteligjencës paraushtarake, raporton DM.

Javën e shkuar u vra gjeneral majori Andrei Koesnikov, duke u bërë gjenerali i tretë që vritet në betejë në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco