OBSH paralajmëron: Lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë e koronavirusit

OBSH paralajmëron: Lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë e koronavirusit

12:19, 14/03/2022
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë e Covid 19.

Numri i ri i rasteve në rajon është më i ulët se javën e kaluar, por ekziston një rrezik i konsiderueshëm për sëmundje të rënda dhe më shumë vdekje për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis më shumë se dy milionë njerëzve që u larguan nga vendi, pra në rajone me shkallë të ulët vaksinimi, sipas OBSH-së.

Shkalla e vaksinimit kundër Covid-19 në Ukrainë është rreth 34 për qind, ndërsa në Moldavinë fqinje është rreth 29 për qind, sipas të dhënave të portalit "Our World In Data".

Midis 3 dhe 9 marsit, ka pasur gjithsej 791,021 raste të reja të Covid dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe vendet përreth, sipas një raporti të OBSH-së të publikuar dje.

“Fatkeqësisht, ky virus do të përfitojë nga mundësitë për të vazhduar përhapjen”, tha Maria Van Kerkove, drejtuese teknike e OBSH-së për Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco