‘Qeni i gjakut’ i Putinit/ A është në Ukranë lideri çeçen Kadyrov?

‘Qeni i gjakut’ i Putinit/ A është në Ukranë lideri çeçen Kadyrov?

12:14, 14/03/2022
A+ Aa A-

BILD

Bashkë me trupat e Putinit, thuhet se edhe komandot elitarë nga Republika Çeçene po masakrojnë në Ukrainë.

Tani sundimtari dhe islamiku besnik i Putinit, Ramzan Kadyrov pretendon se është vetë në Ukrainë- jo shumë larg kryeqytetit Kiev.

Ai konsiderohet 'qeni i gjakut' i Putinit dhe ka njësinë e tij paraushtarake prej 80 mijë burrash, e cila është besnike ndaj tij dhe torturon dhe vret pa ligj - dhe mbështet despotin e Kremlinit, Putinin në luftën e tij kundër Ukrainës.

Kadyrov publikoi një video në kanalin e tij në Telegram të hënën, e cila thuhet se është regjistruar në Hostomel, një vend në veriperëndim të kryeqytetit Kiev. Në këtë vend ka edhe një fushë ajrore, për të cilën është luftuar që nga fillimi.

Në video Kadyrov shihet me disa burra me veshje ushtarake, të ulur mbi një hartë të dëmtuar. Kadyrov përhap gënjeshtrat e Putinit për gjoja denazifikimin e Ukrainës. “Në fillim ishim rreth 20 kilometra larg nazistëve të Kievit, tani jemi edhe më afër. Imagjinojeni sa jemi afruar”.

Kadyrov vazhdon: “Ndoshta jemi tashmë në Kiev dhe thjesht po presim urdhrat e nevojshëm?”. Ai pretendon gjithashtu se shumë punonjës të shërbimit sekret ukrainas punojnë për Rusinë. Më vonë ai kërcënon qeverinë e Kievit në Telegram duke u bërë thirrje që të ndryshojnë anën.

“Ne do ju gjejmë. Nuk e keni të gjatë. Më mirë të dorëzoheni siç ju kam sugjeruar disa herë. Fundi juaj është afër”, paralajmëron ai.

Ushtarët elitarë të Kadyrov u dërguan me mijëra përmes Bjellorusisë drejt Kievit. Ata kanë reputacion si brutalë dhe të pamëshirshëm. Tani po udhëheqin sulmin mbi Kievin dhe periferitë e tij.

Në videot propagandistike ruse, islamikët betohen se duan të çlirojnë Ukrainën nga ‘nacionalistët’, lëvizin me mjetet e tyre të teknologjisë së lartë nëpër qytete të ndryshme dhe i përfundojnë mesazhet në video me thirrjet: 'Allahu Akbar'. Shumica e tyre flasin gjuhën çeçene dhe propaganda shtetërore ruse i titron videot në rusisht.

Trupat e Kadyrov thuhet se po ndjekin politikanët ukrainas. Thuhet se ata kanë marrë një pako me letra ku janë të printuar objektivat më të rëndësishëm në Ukrainë- kontrata e tyre: të vrasin presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vëllezërit Klitschko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco