Shpërthime të forta tronditin kryeqytetin e Ukrainës

Shpërthime të forta tronditin kryeqytetin e Ukrainës

10:34, 14/03/2022
A+ Aa A-

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Kievin në orën 11 të mëngjesit të së hënës me orën lokale. Ato duket se janë shkaktuar nga bateritë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës që kanë në shenjestër, ose aeroplanët rusë ose raketat. Nga qendra e Kievit mund të shiheshin disa gulshe tymi që drejtoheshin në qiell.

Goditen pallatet në Kiev: 2 të vrarë, 3 të plagosur nga artileria ruse

Të paktën dy persona vdiqën dhe tre u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në një periferi të kryeqytetit u godit nga bombardimet e forcave ruse të hënën në mëngjes, thanë shërbimet e urgjencës të Ukrainës më herët sot. 

Pesëmbëdhjetë persona u shpëtuan dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, një periferi veriore e Kievit.

'Mbylleni qiellin e Ukrainës për avionët rusë, ose edhe ju doni që ne të vritemi'

"Mbylleni qiellin mbi Ukrainë! Mbylleni për raketat ruse, për avionët rusë! Hapni një zone ajrore humanitare! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë edhe ju doni që ne të vritemi! Kjo është përgjegjësi e të gjithë politikanëve në botë!" - Këtë thirrje në disa gjuhë të botës, e ka shpërndarë sot Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, drejtuar shteteve anëtare të NATO. Kjo thirrje dhe lutje është përsëritur pambarimisht në këto 19 ditë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia sidomos nga Presidenti Volodymyr Zelensky, por nuk ka marrë përgjigje.

Mesazhi sot është shoqëruar me pasojat të sulmeve të fundit  të avionëve rusë mbi Kievin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco