Stafi në termocentralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës nuk po kryen më disa funksione për shkak të lodhjes fizike dhe mendore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se stafi ka punuar pa ndërprerje për rreth tre javë.
Forcat ushtarake ruse kapën Çernobili në ditën e parë të pushtimit. Për më tepër, drejtori i IAEA, Rafael Grossi tha se situata sa vjen dhe rëndohet.
"Stafi i Çernobilit po përballet me punë të pandërprerë dhe situata po rëndohet. Urgjencë e mëtejshme në përpjekjet që synojnë garantimin e sigurisë së objektit bërthamor."-tha ai.
Autoritetet kanë shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme të dëmtimit të objekteve bërthamore të Ukrainës gjatë luftimeve./BBC/
© SYRI.net