OKB: 596 civilë të vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse, mes tyre 43 fëmijë! 1,067 të tjerë janë plagosur

OKB: 596 civilë të vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse, mes tyre 43 fëmijë! 1,067 të tjerë janë plagosur

19:22, 13/03/2022
A+ Aa A-

OKB raporton se deri tani 596 civilë janë vrarë në Ukrainë nga forcat ushtarake ruse, mes tyre 43 fëmijë. Sipas të njëjtave burime, 1,067 persona janë plagosur dhe mes tyre janë 57 fëmijë. Rusia po sulmon pa u ndalur Ukrainën prej 18 ditësh dhe duket se Putin s'ka ndërmend të tërhiqet.

Kujtojmë se sot gazetari i New York Times është vrarë ne Irpin nga forcat ushtarake ruse. Brent Renaud mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua ndërsa një fotoreporter mbeti i plagosur.

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Zelensky, Mykhailo Podoliak, deklaroi se raundi i radhës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të mbahet javën e ardhshme.

Podoliak nuk përcaktoi një ditë fikse, por u shpreh se tashmë në tryezën e negociatave ka disa propozime të rëndësishme, mes të cilave dhe një formulë për armëpushim dhe tërheqjen e trupave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco