VIDEO/ Në këmbë dhe i shoqëruar nga ushtarë të armatosur, Zelensky viziton të plagosurit në spital

17:18, 13/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të diel ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit.

Ai ka shkuar në spital së bashku me disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.

Në videon e publikuar nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai shihet teksa falenderon ushtarët dhe u dhuron atyre një dekoratë. Vlerësimet nuk kanë munguar as për mjeket dhe infermierët që po kujdesen për të plagosurit.

“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky mbi videon e publikuar. 

Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-ë të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco