'I mbuluar me batanije'/ Reporterja tregon për vrasjen e gazetarit të New Tork Times në Ukrainë

'I mbuluar me batanije'/ Reporterja tregon për vrasjen e gazetarit të New Tork Times në Ukrainë

16:20, 13/03/2022
A+ Aa A-

Gazetari i New York Times, Brent Renaud është vrarë nga forcat ruse në Irpen të Ukrainës, ndërsa një fotoreporter mbeti i plagosur.

Lidhur me vrasjen e Renaud ka folur edhe një kolege, reportere e PBS Newshour. Ajo thotë se mjekët nuk mund të bënin asgjë.

"Sapo u largova nga vendi buzë rrugës në Irpen, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej në një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë moment.”-tha Jane Ferguson.

Ndërsa oficeri i policisë ukrainase i indinjuar u shpreh: Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari.

Image
Reporterja Jane Ferguson

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco