Rëndohet bilanci/ Sulmi ajror rus në bazën ushtarake pranë Lviv, raportohet për 20 të vrarë

Rëndohet bilanci/ Sulmi ajror rus në bazën ushtarake pranë Lviv, raportohet për 20 të vrarë

14:02, 13/03/2022
A+ Aa A-

Një sulm me raketë në një bazë ushtarake pranë Lviv ka vrarë 20 persona, thanë punonjësit e urgjencës për The Guardian.

Luke Harding i The Guardian, i cili ndodhet në Yavoriv ku është baza, tha se numri i raportuar i vdekjeve e tejkalon atë të shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjes të dielën, 13 mars. 

Maksym Kozytskyy tha se nëntë persona ishin vrarë nga sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të Paqe-ruajtjes dhe Sigurisë dhe 57 ishin plagosur.

Dy shpërthime të mëdha u raportuan të dielën në bazën në Yavoriv, ​​një qytet garnizoni vetëm 12 km nga kufiri polak. Sulmi me raketa ndodhi në orën 5:45 të mëngjesit.

“Xhamat më dridheshin. E gjithë shtëpia dridhej. Ishte errësirë. Qielli u ndriçua nga dy shpërthime”, tha Stepan Chuma, 27 vjeç, një punonjës i urgjencës, i cili nxitoi në vendngjarje me kolegët e tij.

Ai tha se 20 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas Reuters, nëntëmbëdhjetë ambulanca me sirena u panë duke lëvizur nga drejtimi i bazës, tha një dëshmitar.

Shtatë autoambulanca të tjera janë parë duke lëvizur drejt objektit.

Sipas Reuters, më herët të dielën Kozytskyy tha se Rusia gjuajti 30 raketa në kompleks.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në objekt, por ishte e paqartë nëse ndonjë ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco