Forcat ruse rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak

Forcat ruse rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak

11:46, 13/03/2022
A+ Aa A-

Një tjetër kryebashkiak ukrainas u rrëmbye nga forcat e armatosura ruse. Bëhet fjalë për drejtuesin lokal të qytetit të pushtuar të Dniprorudne, i cili ndodhet në pjesën juglindore të vendit, në rajonin Zaporizhzhia.

Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matviiv, është kryetari i dytë i rrëmbyer, pas atij të Melitopolit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

“Krimet e luftës po bëhen sistematike,” tha guvernatori i rajonit të Zaporizhzhia, Olexandr Starukh.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco