Nëntë të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur nga sulmi rus në Lviv

Nëntë të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur nga sulmi rus në Lviv

10:03, 13/03/2022
A+ Aa A-

Në sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm në sulmin ndaj kompleksit ushtarak Javoriv në Ukrainën perëndimore, mbetën të vrarë nëntë persona dhe rreth 300 të plagosur.

Sipas Guardian, guvernatori i rajonit Lviv njoftoi se nëntë persona u vranë në sulmin në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë.

Sipas Reuters, Maxim Kozicki konfirmoi se Rusia hodhi 30 raketa në kompleksin rreth 50 km në jugperëndim të Lviv dhe rreth 25 km nga kufiri me Poloninë të dielën pak para orës 6 të mëngjesit.

Njoftimet paraprake tregojnë se forcat ruse lëshuan 8 raketa.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexei Reznikov tha se instruktorë të huaj ushtarakë po punonin në objekt, por ishte e paqartë nëse dikush ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi.

Ju kujtojmë, në objektin e bombarduar ka një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht ata që shkojnë në misione paqeruajtëse. New York Times shkruan se sulmi është një përshkallëzim serioz i luftës deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco