Zelensky mesazh në orët e para të mëngjesit: Rusët s’mund të na pushtojnë …

Zelensky mesazh në orët e para të mëngjesit: Rusët s’mund të na pushtojnë …

09:24, 13/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky herët orët e para të mëngjesit është shprehur se Rusia nuk mund ta pushtojë Ukrainën.

Sipas Zelenskyt në video dëgjohet të thotë që Rusia ka shkuar për të pushtuar një tokë të huaj, i ka bërë ëndrrat të pamundura, pasi modëli rus është dhuna dhe terrori.

“Pushtuesit rusë nuk mund të na pushtojnë. Ata nuk kanë një forcë të tillë. Ata nuk kanë një shpirt të tillë. Ata mbahen vetëm pas dhunës. Vetëm nga terrori. Vetëm në armë, të cilat i kanë të shumta. Por pushtuesit nuk kanë asnjë bazë për jetë normale. Që njerëzit të ndjehen të lumtur dhe të ëndërrojnë. Ata janë të paaftë për ta bërë jetën normale! Kudo që Rusia ka shkuar në një tokë të huaj, ëndrrat bëhen të pamundura”, u shpreh Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco