Britania ngre alarmin: Rusia rekruton 16 mijë mercenarë nga Lindja e Mesme për t’i dërguar në Ukrainë

Britania ngre alarmin: Rusia rekruton 16 mijë mercenarë nga Lindja e Mesme për t’i dërguar në Ukrainë

20:25, 12/03/2022
A+ Aa A-

‘Rusia po kërkon burime alternative për të riforcuar ushtrinë në Ukrainë’.

Alarmi i ngritur nga Mbretëria e Bashkuar i referohet burimeve nga shërbimi inteligjent, ku ministria britanike e Mbrojtjes thotë se bëhet fjalë për mercenarë nga Lindja e Mesme.

“Presidenti Putin publikisht ka përshëndetur rekrutimin e 16 mijë vullnetarëve, shumica nga Linja e Mesme, në mbështetje të tij për pushtimin e Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Mercenarë nga Siria kanë bashkëpunuar me Rusinë dhe në Libi që prej fundit të vitit 2020.

Rusia këtë javë gjithashtu ka bërë me dije se do të përdorë ushtarë të thirrur në shërbim në operacionin kundër Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco