‘Kievin mund ta marrin vetëm nëse e rrafshojnë’/ Zelensky i vendosur për ta mbrojtur vendin me luftë

‘Kievin mund ta marrin vetëm nëse e rrafshojnë’/ Zelensky i vendosur për ta mbrojtur vendin me luftë

19:35, 12/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka deklaruar se rusët mund të marrin nën kontroll Kievin vetëm nëse e rrafshojnë si qytet.

Në konferencën për shtyp që mbajti sot në Kiev, Zelensky tha se është një luftë e vështirë që ka bashkuar vendin, duke hapur fronte lufte kudo.

Zelensky: Rusët mund ta marrin Kievin vetëm nëse e rrafshojnë. Është një luftë e vështirë, që ka bashkuar vendin tonë. Nëse më pyesni si është situata në frontin e luftës, mund t’ju them se ka luftë kudo. Disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më dhe kjo është një tragjedi. Janë zhdukur. Njerëzit po ashtu janë larguar. Kanë ikur përgjithmonë. Ndaj, jemi kudo në front lufte.

Sa i përket negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit, Zelenksy u shpreh se  do donte të takohej me Putin dhe të nisnin realisht procesin e një marrëveshjeje paqeje dhe t’i japim fund kësaj lufte.

Zelensky: Diplomatët tanë po punojnë për detajet e agjendës për një tjetër takim të dy delegacioneve, ruse dhe ukrainase. Do doja që të takoheshin. Jo vetëm me fjalë, por të nisim realisht procesin e një marrëveshjeje paqeje dhe t’i japim fund kësaj lufte. Vetëm kështu nis fundi i një lufte në një botë të civilizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco