Frikë nga sankionet/ Abramovich mundohet të shpëtojë superjahtin e tij, i gjen një  ‘strehë të sigurtë ‘

Frikë nga sankionet/ Abramovich mundohet të shpëtojë superjahtin e tij, i gjen një ‘strehë të sigurtë ‘

14:12, 12/03/2022
A+ Aa A-

Superjahti 430 milion paund i Roman Abramovich është ankorua në Malin e Zi këtë mëngjes teksa oligarku rus po përpiqet të mbrojë pasurinë e tij nga saksionet e vendosura ndaj tij nga Perëndimi.

Anija luksoze Solaris 460 e gjatë mbërriti pak para orës 08:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar në portin e Tivat pasi u largua me nxitim nga Barcelona të martën – dy ditë përpara se Abramovich të sanksionohej nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Dailymail.

Besohet se ai donte të zhvendoste jahtin e tij jashtë ujërave të Evropës Perëndimore për shkak të sankisoneve nga BE për lidhjet e supozuara me Presidentin Putin.

'Solaris' thuhet se u nxorr me shpejtësi nga një kantier detar spanjoll përpara se të përfundonin riparimet.

Thuhet se stafit i është thënë të shkatërrojë skelat në mënyrë që jahti të mund të largohej shpejt.

Mali i Zi nuk është në BE, megjithëse pritet të anëtarësohet në vitin 2025, kështu që mund të shihet si një strehë më e sigurt nga Abramovich, i cili sapo është përjashtuar dhe si drejtor i klubit të futbollit, që ai kishte në pronësi Chelsea.

Javën e kaluar u njoftua se Mali i Zi kishte nënshkruar sanksionet e BE-së kundër Rusisë, por në praktikë deri tani ka përfshirë vetëm vendin që ndalon fluturimet ruse.

Superjahti i dytë i Abramovich Eclipse, i cili është dhe më i gjatë 533 metra dhe thuhet se vlen më shumë se 750 milion paund, gjithashtu mund të jetë nisur për në Tivat, Mal i Zi.

Superjahtet në pronësi të oligarkëve të tjerë rus thuhet se janë shpërndarë në vende duke përfshirë Maldivet, Seychelles dhe Turqinë për të parandaluar sekuestrimin e tyre.

 

 

Autoritetet franceze dhe italiane javën e kaluar sekuestruan tre jahte me vlerë më shumë se 170 milionë funte, me dyshimin se ato ishin në pronësi të bashkëpunëtorëve të Putinit.

ImageSuperjahti Solaris (në foto) i Roman Abramovich duke u ankoruar në Mal të Zi këtë mëngjes

ImageSolaris në Portin e Barcelonës, Spanjë, në fillim të këtij muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco