E pa vetëm një natë foshnjën që lindi dhe u kthye në betejë: Igori

E pa vetëm një natë foshnjën që lindi dhe u kthye në betejë: Igori

13:59, 12/03/2022
A+ Aa A-

Igori kishte arsye të forta për të mos shmangur hyrjen në radhët e ushtrisë ukrainase: dy fëmijë të vegjël dhe një grua shtatzënë që po priste të lindte. Sapo filluan luftimet e zjarrta në gjithë territorin e vendit, ushtaraku 40-vjeçar menjëherë bëri kërkesë për të mbrojtur Ukrainën. Këtë histori e shpërndau Garda Kombëtare e Ukrainës.

Për hir të ardhmërisë së fëmijëve të tij, ai tani po qëndron në mbrojtje të vendlindjes së tij.

"Lufta është këtu jam unë. Thjesht është detyra ime të mbroj Atdheun që familja ime të jetojë e sigurt dhe e qetë. Unë kam dy djem që rriten – Oresti, më i madhi që është katër vjeç dhe Ustim që është vetëm dy. Unë duhet të bëhem një shembull i denjë për ta.”

Ka kaluar gati një javë që kur Igor u mobilizua  dhe gjatë shërbimit, i erdhi një telefonatë nga bashkëshortja: Unë po lind.

“Shkova te komandanti dhe të gjithë më mirëkuptuan. Pastaj  i lashë armët, shkova me shpejtësi në Vinnytsia dhe pata kohë për të pritur lindjen. Një natë kalova me foshnjë dhe gruan dhe në mëngjes u ktheva në njësinë ushtarake”, shtoi i mobilizuari.

Tashmë Garda Kombëtare e Ukrainës janë vendosur në  pozicion luftarak. Mbrojtësi i mungon tmerrësisht familjes së tij. Por ai është i sigurt që shumë shpejt do të kthehet në shtëpi me fitore, ku tashmë e presin tre vogëlushët e tij”.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco