Rusia do të përdorë trupat e ushtarëve ukrainas të vdekur për një operacion të rremë në Chernobil

Rusia do të përdorë trupat e ushtarëve ukrainas të vdekur për një operacion të rremë në Chernobil

10:55, 12/03/2022
A+ Aa A-

Ndërsa Lufta Rusi - Ukrainë vazhdon prej 17 ditësh, çdo ditë bëhet nga një pretendim i ri për planet e Putinit.

Ndërsa sot Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake e Kievit njoftoi se Putin do të organizonte një operacion të rremë, për ta vendosur Ukrainën në një pozitë të vështirë.

Në deklaratën e bërë nga ky institucioni, u njoftua se Rusia planifikon të çlirojë një mbetje radioaktive nga objekti bërthamor në Çernobil , duke akuzuar kështu Ukrainën për rrjedhje bërthamore. 

Deklarata gjithashtu pretendon se Rusia ishte parë duke përgatitur terrenin për këtë operacion, që do të nënkuptonte një 'sulm terrorist', duke mbledhur 'prova të rreme'.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia po i mban trupat e pajetë të ushtarëve ukrainas në frigoriferë në një zonë afër aeroportit Antonov në Hostomel. 

Dyshohet se Rusia do t'i shfaqë këto trupa si 'diversantë ukrainas' pas operacionit të flamurit të rremë.

Inteligjenca ukrainase kishte paralajmëruar dhe më parë se presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar trupat e tij të krijonin një "katastrofë të shkaktuar nga njeriu" në Çernobil. 

Sipas Ukrainës, Rusia me këtë hap do të përpiqet t'i tregojë botës që mbështet Ukrainën se ka të drejtë.

Ushtarët rusë, të cilët pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë në ditët e para nuk kanë lejuar më shumë se 100 punëtorë dhe 200 roje sigurie që punojnë në central të largohen nga objekti.

 Zyrtarët ukrainas thanë se pushtuesit nuk i lejuan riparuesit dhe inxhinierët e uzinës të ktheheshin në vend dhe paralajmëruan se ka naftë vetëm për 48 orë për të fuqizuar gjeneratorët e emergjencës.

Si rezultat i shpërthimit në reaktorin e katërt të termocentralit në Çernobil në 1986, një sasi rrezatimi e barabartë me 50 herë më shumë se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në 1945 u përhap në mjedis. 

Kjo ngjarje konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha mjedisore në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco