Asnjë platformë diplomatike në horizont për luftën e Rusisë në Ukrainë

Asnjë platformë diplomatike në horizont për luftën e Rusisë në Ukrainë

10:30, 12/03/2022
A+ Aa A-

Edhe pse lufta e Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 17-të, zyrtarët amerikan dhe evropianë kanë pak optimizëm se kanalet diplomatike mund të ofrojnë një rrugëdale nga konflikti në këtë pikë.

Bisedimet mes diplomatëve të Ukrainës dhe Rusisë këtë javë nuk dhanë ndonjë përparim të dukshëm.

Rrugët e supozuara të sigurta të evakuimit jashtë vendit janë kontestuar vazhdimisht.

Numri i viktimave të civilëve vazhdon të rritet dhe në fund të javës të dyja palët po shkëmbëjnë akuza për përdorimin e armëve kimike.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se kishte pasur "disa përparime pozitive" në negociatat me Ukrainën, zyrtarët amerikanë dhe evropianë dhe diplomatët që folën për CNN shprehën të gjithë skepticizëm të thellë për gjendjen e bisedimeve.

 Askush nuk ndjen se veprimet e Putinit deri më sot kanë sugjeruar se lideri rus është gati të gjejë një platformë diplomatike për t'i dhënë fund luftës.

SHBA dhe aleatët e saj kanë miratuar  sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, dhe presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur kontakte me liderët evropianë, si dhe me  presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky . 

Por zyrtarët amerikanë kanë pranuar privatisht se nuk besojnë se ndonjë nga këto sanksione do të ndryshojë mendimin e Putinit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco