'Keni filluar të rrëmbeni dhe gra' ja si u përgjigj kryediplomati rus, gazetarit ukrainas

'Keni filluar të rrëmbeni dhe gra' ja si u përgjigj kryediplomati rus, gazetarit ukrainas

08:25, 12/03/2022
A+ Aa A-

Në forumin diplomatik ku ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë u mbodhën në Antalia dy ditë më parë, pyetja e një gazetari ukrainas zemëroi kryediplomatin rus Sergei Lavrov.

“Ju keni filluar të rrëmbëni gra, çfarë do t’i thonit kësaj’ ishte pyetja e gazetarit, drejtuar Lavrovit.

Duke shtuar se këto pretendime nuk janë të vërteta, Lavrov tha:

“Po të filmojnë tani dhe do të dalësh në televizor. Do të jesh një hero i madh, mjafton për ty’ u shpreh Sergei Lavrov.

Gruaja që u rrëmbye ishte Leyla Ibrahimova një turke me origjinë nga Krimeja.

Ish-presidenti i Ukrainës, Poroshenko ndau detajet nga rrëmbimi i Ibrahimovës.

Poroshenko tha se shtëpia e Ibrahimovës u bastis nga ushtarët rusë.

''Ata e çuan në një vend të panjohur. Leyla është simbol i rezistencës në Melitopol. Kjo grua e guximshme ishte në mesin e atyre që protestuan kundër pushtimit rus që nga dita e parë’ shkroi Poroshenko në statusin e tij.

İbrahimova, e cila është anëtare e këshillit rajonal në qytetin e Melitopolit, është gjithashtu drejtoreshë e një muzeu atje.

ImageLeyla Ibrahimova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco