Si po i reziston ky bukëpjekës sulmit rus pa marrë armën

Si po i reziston ky bukëpjekës sulmit rus pa marrë armën

07:29, 12/03/2022
A+ Aa A-

Ndërsa ukrainasit anëmbanë vendit mblodhën shishe qelqi për kokteje molotov dhe u armatosën për të luftuar kundër forcave ruse, Pavlo Servetnyk u drejtua për në kuzhinë.

Që kur trupat ruse hynë në Ukrainë, Servetnyk punon 20 orë në ditë për të ushqyer njerëzit e Khersonit të pushtuar nga Rusia.

 28 vjeçari pjek me mijëra bukë çdo ditë, i ngarkon në kamion ose në makinën e tij dhe drejtohet për në rrugët e shkretuara, për t’i shpërndarë tek njerëzit të cilëve gjithnjë e më shumë po u ndalen furnizimet me ushqime.

 Kherson ishte qyteti i parë i madh që ra që nga fillimi i luftës. 

Ndërsa pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia hyn në javën e tretë, lufta për mbijetesë në të gjithë vendin po intensifikohet. 

Furnizimet bazë po mbarojnë , temperaturat po bien dhe shumë qytete janë nën rrethim nga bombardimet e rënda ruse.

Të bashkuar kundër një armiku të përbashkët, ukrainasit po gjejnë mënyra për të rezistuar -- pa mbajtur as armë.

"Të gjitha pjesët e trupit më dhembin -- kyçet e dorës më dhembin dhe nuk jam në gjendje të hap derën. Prandaj është e vështirë," tha Servetnyk për CNN.

Para luftës, Servetnyk ishte një kuzhinier i suksesshëm -- ai fitoi MasterChef ukrainas në vitin 2019 dhe drejtoi një restorant picash në Kherson. 

Por më 24 shkurt, rusët pushtuan Ukrainën -- dhe jeta e tij ndryshoi.

Servetnyk po mbështetet gjithashtu nga donatorë nga e gjithë bota, të cilët ndihmojnë ekipin e tij të mbulojë shpenzime të tilla si karburanti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco