‘Pincat’ ruse shtërngohen rreth Kievit, shpërthime të forta pranë qendrës së qytetit

‘Pincat’ ruse shtërngohen rreth Kievit, shpërthime të forta pranë qendrës së qytetit

06:41, 12/03/2022
A+ Aa A-

Pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës janë rrethuar nga trupat pushtuese të Vladimir Putinit dhe operacionet janë shtrirë në perëndim të vendit për të ndërprerë dërgesat e armëve nga "aleatët" perëndimorë të qeverisë ukrainase.

Sipas informacioneve të fundit, të konfirmuara nga shërbimet sekrete amerikane, forcat ruse kanë fituar një territor të konsiderueshëm në periferinë veriore të Kievit , duke iu afruar 24 orëve të fundit në lagjet e para të kryeqytetit ukrainas. 

Sipas imazheve satelitore , ushtria e Putinit, e përqendruar jashtë Kievit, u përforcua nga forca të reja, të cilat mbërritën ose nga Bjellorusia ose nga territori rus.

 Në orët e vona të natës dhe në mëngjes, në afërsi të qendrës së qytetit janë regjistruar shpërthime të forta, ndërsa sirenat e alarmit ranë në qytete të ndryshme.

Në një mesazhi nga kreu i administratës rajonale të Kievit, në Telegram thuhej:

 "Rajoni i Kievit është në gatishmëri për një sulm ajror. Të gjithë duhet të kërkojnë strehim menjëherë”.

Video nga sulmet e fundit të ushtrisë ruse: 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco