Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

20:57, 11/03/2022
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopol. Zyrtarët shprehen se trupat ruse rrëmbyen kryebashkiakun Ivan Fedorov të premten pasdite pasi e akuzuan atë për terrorizëm.

“Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopolit është klasifikuar si një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës të cilat ndalojnë marrjen e pengjeve civile gjatë luftës”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.

Melitopol ra në duart e trupave ruse pothuajse dy javë më parë./BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco