'2500 sterlina në muaj'/ Ushtari britanik del në front në Ukrainë

'2500 sterlina në muaj'/ Ushtari britanik del në front në Ukrainë

13:13, 11/03/2022
A+ Aa A-

Një ushtar britanik, i cili la shërbimin dhe u arratis për në Ukrainë, ka dalë në luftime. Sipas Daily Mail, ushtari 19-vjeçar është bashkuar në front me Legjionin e të Huajve.

Largimi i katër ushtarëve britanikë drejt Kievit bëri shumë bujë para pak ditësh.

Por ndërkohë adoleshenti mësohet se ka nënshkruar një kontratë, ku theksohet se nuk do të largohet nga Ukraina pa përfunduar luftimet. Sipas DM, ai ka dorëzuar edhe pasaportën.

Atij i është dhënë një automatik AK-47, një uniformë dhe të tjera pajisje. Britaniku paguhet 2500 sterlina në muaj dhe kontrata e ndalon të largohet sipas ligjit të luftës.

Një mik i tij tha se ai është një djalosh shumë i mirë dhe beson te ajo që po bën.

“Ai e nënshkroi me gëzim kontratën dhe dorëzoi pasaportën sepse nuk ka asnjë qëllim që të largohet pa mbaruar lufta”.

Katër ushtarë britanikë kanë braktisur shërbimin dhe janë larguar drejt Ukrainës, ndërkohë që besohet se janë edhe të tjerë britanikë që po luftojnë në krah të ukrainasve. Megjithatë prania e ushtarëve britanikë ka shtuar frikën se Rusia do e shohë këtë si një akt lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/03/2022 14:43

Rusia e Putinit ka filluar e po përshkallëzon një luftë totale kundër një shteti të pavarur, ndërsa ne të tjerët duhet të paskemi frikë të shkojmë vullnetarë në ndihmë të kauzës së drejtës sepse Rusia mundet ta konsiderojë akt lufte. A thua se Rusia po kryen akte paqësore në Ukrainë dhe ne po kryejmë akte lufte??!! Në qoftë se duhet të kemi frikë nga Rusia se po na shpall luftë, kjo do të thotë se kusuri i botës ka dështuar tërësisht, prandaj duhet ti nënshtrohemi Putinit dhe ta shpallim perandorin e Globit, përndryshe ai shtyp sustën dhe fshin Botën. Këto “ideollogjira” të ndyra janë me qëllim të caktuar, për të mos izoluar totalisht Rusinë e Putinit nga çdo lloj marrëdhenie ekonomike e politike, pra për të vazhduar bisnesin dhe fitimet, pa Ukraina në .idh të sëmës le të vejë, bashkë me 40 milion banorët e saj. O Europë o kurva e motit, që mohove besën e Zotit, kjo është shenja e qytetnisë, me i shërbye klyshit të Rusisë. Jorgani po digjet, por Europa me gjithë USA mbledhin këmbët duke shpresuar se janë në ëndërr dhe se zjarri do ti kursejë këmbët dhe kokat tyre, në vend që të urdhërojnë flotat dhe aviacionet e tyre të nisen e të dislokohen rreth Rusisë, me gjithë arsenalin bërthamor për t’ja këputur kokën xhuxh Putinit një herë e mirë, e jo të kenë frikë prej tij.

Shto koment

Denonco