Putin: Ka përparime në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Putin: Ka përparime në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

13:03, 11/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin tha së fundmi se ka pasur disa zhvillime pozitive në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në një takim me Presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Duke folur në Kremlin gjatë takimit me homologun e tij bjellorus, ai tha se përfaqësuesit rusë kanë biseduar me palën ukrainase dhe kanë treguar se është bërë njëfarë progresi në procesin e negociatave, i cili praktikisht po vazhdon çdo ditë.

“Ka njëfarë progresi në bisedimet ruso-ukrainase që zhvillohen pothuajse çdo ditë’ deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë këtij takimi, sipas raporteve të TASS. 

Ka pasur tre raunde negociatash midis ekipeve negociuese të dy palëve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi - dhe të enjten ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë u takuan për bisedime në Turqi.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete nga bisedimet.

Putin trajtoi gjithashtu dhe çështjen e sanksioneve kundër Rusisë me Lukashenkon duke sugjeruar se ato mund të kenë një efekt pozitiv në vend.

"Këto janë kohë mundësish për të ecur drejt forcimit të sovranitetit tonë ekonomik dhe teknologjik," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco