Ambasada ruse mbi foton virale: Janë pamje të rreme! Blogerja ka lindur, ja e vërteta…

Ambasada ruse mbi foton virale: Janë pamje të rreme! Blogerja ka lindur, ja e vërteta…

12:48, 11/03/2022
A+ Aa A-

Një blogere shtatzënë e shpëtuar nga rrënojat e një spitali të bombarduar në Mariupol ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Bota u trondit këtë javë kur bombardimet shkatërruan një spital për fëmijë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, Blogerja shtatzënë, Marianna Podgurskaya, u fotografua e gjakosur mes rrënojave të zonës dhe tani ka sjellë në jetë një vajzë të vogël.

Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se bombardimi në spital ishte lajm i rremë pasi ka publikuar një foto të gruas shtatzënë e cila po postonte foto me make up dhe të bukur në blogun e saj.

Në një postim në Twitter, ata shtuan: “Është me të vërtetë blogerja e bukurisë shtatzënë [ukrainase] Marianna Podgurskaya. Postimet janë të rreme.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun, nënkryetare e Partisë Holos, tha: “Nuk është vetëm një llogari e rastësishme ose e panjohur në Twitter. Është një llogari e një organizate zyrtare, e cila është ambasada e Federatës Ruse dhe kjo gjë duhet të ndiqet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco