Forcat tokësore ruse po rigrupohen, goditet për herë të parë qyteti Lutsk afër kufiri polak Tanke ruse drejt Kievit

Forcat tokësore ruse po rigrupohen, goditet për herë të parë qyteti Lutsk afër kufiri polak

12:49, 11/03/2022
A+ Aa A-

Forcat ruse filluan sulme të shumta me raketa në mëngjes herët të premten në një gamë të gjerë objektivash anembanë Ukrainës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda dhe përreth qytetit ë Dnipro, dhe gjithashtu sulmuan edhe aeroportet në perëndim të vendit, të cilët më parë ishin kursyer nga konflikti.

Pati dëme të konsiderueshme në aeroportin e Lutsk në veriperëndim të Ukrainës, rreth 70 milje larg nga kufiri polak. Guvernatori i rajonit Volyn tha se katër raketa ishin lëshuar nga një bombardues rus dhe dy persona u vranë. Tym i dendur u ngrit gjithashtu nga fusha ajrore ushtarake në Ivano-Frankivsk, në Ukrainën perëndimore, e cila u godit nga raketa.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të premten: “Armë me precizion të lartë me rreze të gjatë sulmuan infrastrukturën ushtarake të Ukrainës. Fushat ajrore ushtarake në Lutsk dhe Ivano-Frankovsk u vunë jashtë funksionit”.

Më afër Kievit, luftimet janë intensifikuar në verilindje dhe lindje të kryeqytetit, pasi ukrainasit kapën dhe sulmuan me sukses një kolonë tankesh ruse të enjten. Ai front është ende shumë aktiv.

Një sulm ajror gjatë natës në distriktin Brovary në lindje të Kievit nuk shkaktoi viktima, sipas autoriteteve të Kievit.

Autoritetet ukrainase raportuan gjithashtu një sulm me raketa në qytetin Baryshivka gjatë natës, rreth 45 milje në lindje të kryeqytetit. Sipas autoriteteve, 60 apartamente u dëmtuan së bashku me katër pallate dhe 10 shtëpi.

Kolona ruse që kishte qëndruar për gati dy javë jashtë Kievit tani është shpërndarë, sipas imazheve satelitore Maxar nga e enjtja. Forcat duket se po rigrupohen.

Thomas Bullock, analist i lartë në Janes, tha për CNN se, "taktika e Ukrainës për të shënjestruar linjat e furnizimit ka funksionuar mirë veçanërisht gjatë 5-10 ditëve të para të luftës. Kjo erdhi pjesërisht për shkak të taktikave ukrainase dhe pjesërisht si funksiononte Rusia. "

"Gjatë dy ditëve të para të luftës, forcat ruse duket se kanë pasur prioritet nxitimin për të ecur përpara për të kapur objektivat me shpejtësi. Kjo do të thotë se ata nuk po avanconin si një linjë fronti koherente, që e siguronte territorin duke ecur," tha ai.

“Kjo në mënyrë efektive i lejoi forcat ukrainase të rrëshqisnin prapa njësive të mekanizuara të avancuara të Rusisë dhe të sulmonin kolonat e logjistikës që udhëtonin në rrugë të pasigurta nga fundi.”

"Është e paqartë se sa efektive do të jetë kjo taktikë pasi Rusia fillon t’i riorientojë forcat e saj për një luftë më të gjatë pas dështimit për një fitore të shpejtë," shtoi Bullock.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco