Kremlini këmbëngul se mund të ketë takim mes Putinit dhe Zelensky, por kanë një kusht

Kremlini këmbëngul se mund të ketë takim mes Putinit dhe Zelensky, por kanë një kusht

12:46, 11/03/2022
A+ Aa A-

Kremlini shpeshherë është shprehur se një takim mes presidentit rus Vladimir Putinit dhe homologut të tij Volodymyr Zelenskyy mund të ndodhë.

Madje kjo gjë u diskutua dhe në samitin e mbajtur dje në Turqi

Edhe sot sipas zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, është shprehur se një takim mes Putinit dhe homologut të tij ukrainas është i mundur, por ky takim duhet të jetë plotësisht i përgatitur për të dhënë rezultate, sipas Peshkov.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Peshkov tha se rusët që thonë se u vjen turp për "operacionin special ushtarak" të vendit në Ukrainë, nuk janë rusë të vërtetë.

"Një rus i vërtetë nuk ka kurrë turp të jetë rus," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov kur u pyet për sloganin "më vjen turp  të jem rus" slogan i përdorur brenda dhe jashtë Rusisë.

 "Nëse dikush thotë gjëra të tilla, atëherë ata thjesht nuk janë rus," tha Peshkov. 

Peshkov tha se ndjenjat anti-ruse po rriteshin në mënyrë të rrezikshme në Perëndim dhe tha se shpresonte që udhëheqësit perëndimorë të ndalonin nxitjen e një rusofobie të tillë.

Kremlini tha të enjten se ekonomia ruse ishte në gjendje shoku dhe se po ndërmerren masa për të zbutur efektet e asaj që ai e përshkroi si një luftë ekonomike "absolutisht të paprecedentë" kundër Moskës.

 Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. 

"Ekonomia jonë është në gjendje shoku tani dhe ka pasoja negative, ato do të minimizohen," u tha gazetarëve në një telekonferencë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco