Sergei Lavrov nuk i ka dhuruar një jetë luskoze vetëm të dashurës por edhe vajzës së saj

Sergei Lavrov nuk i ka dhuruar një jetë luskoze vetëm të dashurës por edhe vajzës së saj

11:54, 11/03/2022
A+ Aa A-

Ai mendohet se zotëron prona dhe asete në vlerë prej qindra milionë dollarësh, dhe një raport i botuar vitin e kaluar zbuloi se diplomati numër 1 i Rusisë ka financuar karrierën dhe jetën personale të një zonje sekrete dhe miqve dhe familjes së saj.

Dhe është fjala për kryediplomatin rus Sergei Lavrov i cili është përfshirë në një polemikë rreth një gruaja që besohet të jetë e dashura e tij prej shumë kohësh, Svetlana Polyakova.

Një raport i botuar vitin e kaluar nga botimi anti-korrupsion iStories dhe faqja zyrtare e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, pretendonte se Lavrov, i cili është i martuar që nga viti 1971 me një fëmijë dhe nipër e mbesa, e mori Polyakovën jashtë shtetit më shumë se 60 herë në “udhëtime diplomatike”, misione dhe financoi stilin e saj të jetesës luksoze.

Polyakova, e cila ka mbajtur një pozicion në Ministrinë e Jashtme ruse që nga viti 2014, ka udhëtuar me Lavrov në Francë, Itali, Zvicër, Japoni, Singapor, Portugali, Azerbajxhan dhe Greqi dhe ka përdorur shpesh avionin e ministrisë së jashtme në tetë vitet e fundit.

Disa nga udhëtimet përfshinin pushime luksoze dhe vizita në shtëpi dhe jahte luksoze.

Por së fundmi Maria Pevchikh një zë i fuqishëm i opozitës ruse ka zbuluar se jo vetëm e dashura e Lavrov ka një jetë luksoze por edhe vajza e saj Polina Kovaleva.

Bukuroshaj 26 vjeçare sipas Pevchikh shijon jetën e saj luksoze në kryeqytetin britanik, Londër ku jeton prej kohësh.

Jeta e saj është një festë e pafund dhe këtë e dëshmon duke postuar fotot të saja në Intagram.

Kovaleva është pronare e një apartamenti në Kensington në qendër të Londrës të cilën dyshohet se e bleu për 4.5 milion paund në moshën 21 vjeçare.

Ajo është diplomuar në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial, e specalizuar në ekonomi dhe strategji biznesi.

Para fillimit të studimeve, ajo ka punuar në gjigantin rus të energjisë Gazprom.

Pas zbulimeve të Maria Pevchikh, gazeta konservatore Daily Telegraph i kërkoi qeverisë britanike vendosjen e sanksioneve ndaj Polina Kovalevas.

Ndërkohë, një video e një interviste të Kovalevës në kanalin Imperial Business School që është ngarkuar në YouTube tashmë ka marrë komente kritike pasi shumë përdorues të rrjeteve sociale dënojnë vendimin e universitetit prestigjioz për ta përdorur atë në kuadër të marketingut të institucionit.

Image

Image

Image

Image

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco