Sergei Lavrov, gënjeshtari

Sergei Lavrov, gënjeshtari

11:31, 11/03/2022
A+ Aa A-

Nga Franz Josef Wagner, BILD

Ai është 71 vjeç, gjysh i dy nipërve. A ka gjë më të keqe se të kesh një gjysh gënjeshtar? Fëmijët e vegjël nuk gënjejnë sepse nuk i dinë dobitë e gënjeshtrës.

Nuk e di nëse personazhi i përrallave, Pinoku njihet në Rusi. Pinokut i rritet hunda sa herë gënjen. Gjyshi juaj, të dashur nipër, e ka hundën më të madhe në botë nga gënjeshtrat.

Pse gënjen? Nga frika për ju, nga përllogaritjet apo nga humbja e pasurisë së tij. Sa poshtëruese duhet të jesh të gënjesh si i moshuar.

Në takimin e ministrave të Jashtëm, duart e tij nuk ishin të qeta, ndërsa gënjeshtrat i rridhnin nga buzët. Rusia nuk ka sulmuar askënd. Ukraina ka armë biologjike. Rebelët ukrainas janë ngujuar në spitalin e fëmijëve në Mariupol. Gratë shtatzëna po përdoren si mburojë.

Po sikur nipërit të shohin gjyshin e tyre gënjeshtar dekada më vonë?

Do të kenë turp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco