Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

500 milionë euro/ BE merr vendimin e rëndësishëm në ndihmë të Ukrainës

500 milionë euro/ BE merr vendimin e rëndësishëm në ndihmë të Ukrainës

11:08, 11/03/2022
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka bërë me dije se Bashkimi Evropian ka marrë një tjetër vendim për të ndihmuar Ukrainën.

Ai tha se BE ka vendosur që të japë edhe 500 milionë euro të tjera për forcat ushtarake ukrainase.

“BE ka vendosur të ndajë 500 milionë euro të tjera për mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Ne do të dyfishojmë kontributin e Fondit Evropian të Paqes”, tha ai.

Kujtojmë se më herët, Bashkimi Evropian akkordoi edhe 500 milionë të tjera për ndihmë ushtarake.

Me vendimin e sotëm është dyfishuar ndihma, duke e çuar në shifrën e 1 miliard eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco