Rusia ka varrosur një ish-rekrut 18 vjeçar, viktima e saj më e re e deklaruar e luftës në Ukrainë.
Yegor Pochkaenko u vra një ditë para ditëlindjes së tij të 19-të.
Ai është një nga ushtarët e rusë të vdekur, indentetet e të cilëve janë bërë publike.
Rusia është shprehur se numri i ushtarëve të vrarë në Ukrainë në një luftë që e quan një ‘operacion special ushtarak’ është i vogël, por SHBA ka vlerësuar se numri është deri në 6000 ndërsa numri i të plagosurve është më i madh.
Pochkaenko u përshendet si hero në qytetin etij të lindjes, Belogorsk në rajonin e Amurit, por vdekja e tij vjen mes një debati për dërgimin e adoleshentë si 'mish për top' në Ukrainë.
Putin ka mohuar publikisht se rekrutët zakonisht të moshës 18 dhe 19 vjeç ishin vendosur në Ukrainë.
Por ai u kundërshtua nga vetë ministria e tij e mbrojtjes, zëdhënësi i së cilës Igor Konashenkov pranoi: 'Për fat të keq, ne kemi zbuluar disa raste të pranisë së rekrutëve në njësitë ruse që marrin pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë'.
Pochkaenko - pavarësisht moshës së tij të re - u raportua se ishte një ushtar me kontratë, pasi ishte rekrutuar më parë, ai u nderua pas vdekjes me Urdhrin e Guximit nga Putin.
Një shok klase Dmitry Radchenko tha se shoku i tij i rënë ishte 'i sjellshëm' dhe e donte futbollin duke shtuar:
'Ai donte të bëhej polic para se të shkonte në ushtri'.
Pochkaenko është ndër të paktët rekrutues, funeralet e të cilëve janë fotografuar
Pochkaenko (foto me nënën e tij Inna)
Yegor Pochkaenko
© SYRI.net