Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Lufta në Ukrainë/ Putin 'iu preu kokën' 8 gjeneralëve të tij

Lufta në Ukrainë/ Putin 'iu preu kokën' 8 gjeneralëve të tij

09:34, 11/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus është i frustuar dhe i zemëruar me rrjedhën e pushtimit të Ukrainës dhe humbjet e fundit të ushtrisë ruse, sipas një zyrtari ukrainas.

Sipas medias ukrainase Ukrainskaya Pravda, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrotjes së Ukrainës Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se armiku ‘kërkoi largimin e rreth 8 gjeneralëve nga postet e tyre sepse ata nuk kryen misionin e tyre ndërsa tani janë emëruar të rinj'.

'Ne e kuptojmë shumë mirë se çfarë po ndodh në Federatën Ruse. Përveç kësaj, mund të them se janë të dëshpëruar” shtoi Danilov.

Zyrtari ukrainas vuri në dukje në deklaratat e tij se Moska ka modifikuar planet e saj ushtarake për shkak të rrjedhës së pushtimit të Ukrainës. 

Edhe propagandistët rusë kanë ndryshuar tani retorikën e tyre, vuri në dukje Danilov, dhe janë larguar nga deklaratat e ashpra të ditëve të para të luftës, duke parë rezistencën e guximshme dhe të bashkuar të ukrainasve.

Kujtojmë që në konferencën e ditës së djeshme, Ministria britanike e Mbrojtjes foli për humbje të shtuara në forcat ruse, për shkak të të cilave Putini do të detyrohet të tërheqë forca nga të gjitha nivelet e ushtrisë ruse ose "nga burime të tjera" për t'i zëvendësuar ato.

E njëjta deklaratë vuri në dukje se ka pasur një "ulje të ndjeshme të aktivitetit total ajror rus" mbi Ukrainë në ditët e fundit dhe vuri në dukje se kjo rënie është ndoshta për shkak të "efikasitetit dhe elasticitetit të papritur" të forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha gjithashtu dje se falanga e madhe ruse e vendosur në veriperëndim të Kievit ka bërë pak përparim në javën e fundit dhe po regjistron vazhdimisht viktima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco