Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

SHBA/ Rusia do të humbasë statusin e ‘kombit më të favorizuar’

SHBA/ Rusia do të humbasë statusin e ‘kombit më të favorizuar’

08:42, 11/03/2022
A+ Aa A-

Rusia do të humbasë statusin e kombit më të favorizuar, pas pushtimit të Ukrainës, sipas një deklaratë të Shteteve të  Bashkuara, Bashkimit Europian dhe G7, shkruan BBC

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të  shpallë këtë vendim  ditën e sotme, sipas raporteve të mediave. Vendet e “kombit më të favorizuar” në përgjithësi nuk mund të diskriminohen ose të kenë akses të kufizuar në tregje, sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Masa do të hapë rrugën për vendosjen e tarifave ndaj mallrave ruse, krahas rritjes së sanksioneve ekonomike. Më herët të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki dënoi raportet se Moska mund të konfiskojë asetet e bizneseve që kanë ndaluar aktivitetet e tyre në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco