Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Kamala Harris shkon në Rumani, përpjekja e fundit për të mbështetur aleatët e SHBA-së kundër Rusinë

Kamala Harris shkon në Rumani, përpjekja e fundit për të mbështetur aleatët e SHBA-së kundër Rusinë

07:48, 11/03/2022
A+ Aa A-

Bukuresht, Rumani –Zv.presidentja amerikane Kamala Harris është nisur më tej drejt skajit lindor të NATO-s të premten për të ndaluar në Rumani, një vend që papritmas u fut ndër vendet prioritare për Shtetet e Bashkuara në një kohë kur luftimet janë ndezur mbi kufirin e saj në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar tashmë 1,000 trupa në Rumani dhe ka premtuar mbështetje për këtë vend që po strehon një fluks të madh emigrantësh që ikin nga lufta në vendin fqinj. Por një vizitë e numrit dy të Biden  ka për qëllim të demonstrojë angazhimin amerikan në një moment thellësisht të pasigurt për rajonin.

Ndryshe nga Ukraina, Rumania është anëtare e NATO-s dhe një sulm ndaj këtij vendi nga Rusia do të aktivizontee traktatin e mbrojtjes kolektive të Aleancës, i cili thotë se një sulm ndaj njërit vend anëtar është një sulm ndaj të gjithëve.

Por edhe mbrojtja e NATO-s, një sistem bazash aleance dhe një sistem mbrojtjeje raketore nuk mund të qetësojë plotësisht nervat në këtë ish-shtet satelitor sovjetik që është pushtuar nga Rusia në mënyrë të përsëritur gjatë rrjedhës së historisë.

Kama Harris do të takohet me Presidentin rumun Klaus Iohannis të premten pasdite përpara se të thërrasë një konferencë shtypi dhe të kthehet vonë në Uashington.

Udhëtimi i saj ka qenë një aprovë si për aftësitë e saj diplomatike, ashtu edhe për vendosmërinë e aleatëve më të gjerë perëndimorë për t'u përballur me forcë me Presidentin rus Vladimir Putin për nisjen e pushtimit më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco