Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Forcat e Putinit i afrohen me 5 km Kievit, vritet koloneli i njohur rus

Forcat e Putinit i afrohen me 5 km Kievit, vritet koloneli i njohur rus

23:25, 10/03/2022
A+ Aa A-

Forcat ruse kanë përparuar drejt Kievit, duke iu afruar aeroportit Hostomel me 5 km gjatë ditës së fundit, bën me dijë një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Trupat ruse po i afrohen kryeqytetit në dy linja të ndryshme, ku më e afërta ndodhet tashmë rreth 40 km në lindje të Kievit.

Avancimi i forcave ruse po ecën shumë ngadalë për shkak të rezistencës së Ukrainës.

Gjatë luftimeve të fundit ka mbetur i vrarë një kolonel i njohur i Kremlinit. Andrei Zakharov, komandant i regjimentit të tankeve, pretendon Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Në sulmin ku mbeti i vrarë koloneli Zakharov, i dekoruar nga Putini në 2016, kolona ushtarake ruse thuhet se po pëson humbje të rënda.

Ushtria ruse deri tani ka lëshuar 775 raketa që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

SHBA thotë se ka raporte që tregojnë ndërprerje të internetit në Mariupol dhe Kherson në 24 orët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco