Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Harris mbështet thirrjet për hetim për krime lufte ndaj Rusisë

Harris mbështet thirrjet për hetim për krime lufte ndaj Rusisë

18:39, 10/03/2022
A+ Aa A-

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris mbështeti sot thirrjet për një hetim ndërkombëtar për krime lufte ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë dhe bombardimin e civilëve.

Gjatë një vizite në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, zonja Harris dënoi ato që ajo i cilësoi si "mizori të përmasave të paimagjinueshme".

Vizita e saj në Varshavë ka për qëllim shprehjen e mbështetjes amerikane për aleatët e krahut lindor të NATO-s.

Zonja Harris shprehu indinjatën për bombardimin e maternitetit të Mariupolit të mërkurën dhe skenat e evakuimit të grave shtatzëna të gjakosura.

"Absolutisht që duhet të ketë një hetim”, tha zonja Harris.

"Është e qartë për ne që Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë", tha presidenti polak Andrzej Duda duke folur përkrah nënpresidentes amerikane. /Voa/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco