Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Putin: Sanksionet ndaj Rusisë janë të paligjshme! Rritja e çmimeve jo për fajin tonë

Putin: Sanksionet ndaj Rusisë janë të paligjshme! Rritja e çmimeve jo për fajin tonë

16:25, 10/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka cilësuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës si 'të paligjshme'. Putin deklaroi se qeveritë perëndimore po mashtrojnë popullin e tyre teksa po ndëshkojnë financiarisht Rusinë për sulmet në Ukrainë. Ndër të tjera Putin deklaroi se njerëzit duhet të kuptojnë se 'ne nuk ka asgjë që nuk mund ta zgjidhim'.

"Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripin duke fajësuar sanksionet për përkeqësim të situatës. Gjithçka po duket shumë e çuditshme."-thotë Putin.

Presidenti i Rusisë vazhdon të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.

"Rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve."-tha Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco