Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

McDonalds mbyllet në Rusi, radhë para dyqaneve për sanduiçin e fundit

McDonalds mbyllet në Rusi, radhë para dyqaneve për sanduiçin e fundit

14:10, 10/03/2022
A+ Aa A-

 McDonald's ka vendosur të mbyllë përkohësisht 850 dyqane të saj në Rusi. 

Zgjedhja është reflektimi i një presioni në mediat sociale që pothuajse ka çuar klientët në bojkot. 

Hashtag-u #BoycottMcDonalds ishte në fakt trend në Twitter gjatë fundjavës së kaluar.

 Moska dhe Kievi kontribuan me 9% në të ardhurat vjetore të gjigantit amerikan: rreth 2 miliardë dollarë. 

Ndryshe nga restorantet e tjera të ushqimit të shpejtë në Rusi të cilat janë në pronësi të franshizave - duke përfshirë KFC, Pizza Hut dhe Burger King - McDonald's zotëron 84% të vendndodhjeve të saj ruse.

 Gjigandi i burgerëve tha se do të vazhdojë të paguajë 62,000 punonjësit e tij në Rusi "të cilët kanë vënë zemrën dhe shpirtin e tyre në markën tonë McDonald's".

 Por në një letër të hapur për punonjësit, presidenti dhe CEO i McDonald's Chris Kempckinski tha se mbyllja është gjëja e duhur për të bërë tani për tani.

 "Vlerat tona nënkuptojnë se ne nuk mund të injorojmë vuajtjet e panevojshme njerëzore në Ukrainë," tha Kempczinski, duke shpjeguar se është e pamundur të dihet se kur kompania do të jetë në gjendje të rihapet.

Pas këtij njoftimi në rrjete sociale u publikuan foto ku shihen radhë të gjatë të rusëve pranë këtyre dyqaneve për të shijuar sanduiçin e fundit.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco