Shfaqja me gënjeshtra e Lavrovit

Shfaqja me gënjeshtra e Lavrovit

13:03, 10/03/2022
A+ Aa A-

BILD

Nuk pati ndonjë progres në bisedimet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sergey Lavrov. Asnjë armëpushim, asnjë përafrim, asgjë në sfond që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u tregua diplomatik pas bisedimeve në Antalja të Turqisë, por mezi e fshihte hidhërimin e tij.

Kuleba e përshkroi bisedën me homologun e tij rus Lavrov si të lehtë dhe të vështirë në të njëjtën kohë- të lehtë pasi Lavrov i qëndroi retorikës së tij tradicionale; e vështirë sepse ai bëri vetë më të mirën.

Ai tha se ishte i hapur për një tjetër bisedë në këtë format. Dhe se shpresonte se do kishte një armëpushim në Mariupol.

Por çfarë nënkuptonte Kuleba me ‘retorikën tradicionale’ të Lavrov? Ishte një shprehje diplomatike për gënjeshtrat cinike të thëna nga ministri i Putinit.

Në fakt, nga një takim shprese u kthye në një shfaqje të pastër cinike nga Lavrov, që është fytyra e propagandës së Putinit jashtë vendit.

Në konferencën e tij për shtyp në një dhomë të veçantë në hotelin Regnum Carya të Antalias, ministri i Jashtëm i Putinit bëri deklarata groteske për një orë të tërë, duke qëndruar më gjatë se Kuleba, i cili nuk kishte shumë për të thënë. Krahas akuzës tashmë tradicionale se Ukraina duhet të ‘denazifikohet’, Lavrov shpalosi edhe të tjera përralla të reja groteske.

Gënjeshtrat e Lavrov:

▶︎SHBA operon disa laboratorë armësh në Ukrainë. Aty po prodhohen armë biologjike të shkatërrimit në masë... kjo është gënjeshtra më e fundit e Lavrov.

Sado absurde të tingëllojë, ajo të kujton fuqishëm propagandën në Siri. Atje, kukulla e Putinit, Assad përdori armë kimike, por akuzoi kundërshtarët e tij se vranë veten me armë kimike për të fajësuar diktatorin sirian...

▶︎Lavrov tha për bombardimin e një materniteti në Mariupol me 3 të vdekur dhe 17 të plagosur: "Mediat perëndimore po kërkojnë vetëm sensacionalizëm, në të vërtetë civilët po mbaheshin peng nga ushtarët ukrainas!"

Ai e përsëriti këtë gënjeshtër tri herë dhe ishte mjaft agresiv dhe i paduruar, pasi gazetarët vazhdonin ta pyesnin sërish për këtë çështje.

Mesa duket ai nuk e kishte koordinuar këtë gënjeshtër me një zëdhënës të ambasadës ruse në OKB. Aty thuhej se ishte bombarduar një ish-maternitet që ishte shndërruar një objekt ushtarak.

Dhe: Është gjithashtu e dokumentuar se Rusia po përdor bomba të padrejtuara me rënie të lirë (M62 FAB 500 me gjysmë ton eksploziv) ose raketahedhës të shumëfishtë në zonat e banuara: Ato nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç vrasjes së civilëve.

▶︎Gënjeshtra tjetër e Lavrovit: Rusia dëshiron të ndërtojë korridore humanitare. Edhe në Siri, ato nuk ishin një mjet për të mbrojtur civilët, por vetëm preludi i bombardimeve masive të qyteteve. Dhe: Siç njoftoi Kryqi i Kuq, Moska kishte propozuar një ‘korridor humanitar’ në Mariupol- por ai ishte minuar.

▶︎‘Ne nuk e sulmuan Ukrainën’: Kjo është një klasike e trishtuar që Lavrov e përsëriti sot. Rusia nuk sulmon fare vendet e tjera. Përkundrazi, ‘operacioni ushtarak special’ në Ukrainë synon të parandalojë një luftë!

Përfundimi i samitit: Rusia mesa duket vetëm donte të largonte vëmendjen nga bombardimet e vazhdueshme të qyteteve të Ukrainës, të cilët po vazhdojnë ndërkohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco