Ministri i jashtëm turk pas bisedimeve Kiev- Rusi: Nuk duhet pritur mrekulli në takimin e parë

Ministri i jashtëm turk pas bisedimeve Kiev- Rusi: Nuk duhet pritur mrekulli në takimin e parë

12:37, 10/03/2022
A+ Aa A-

Për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, në Antalia u mbajt një samit trepalësh, ku morën pjesë Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu , ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologu i tyre ukrainas Dmitry Kuleba. 

Pas mbarimit të takimit ministri i jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu ka dhënë vlerësimin e tij, në një konferencë për shtyp.

Çavusoglu u shpreh gjatë konferencës se ‘nuk duhet pritur një mrekulli në takimin e parë’.

" Ne po bëjmë përpjekje për të ndaluar shkatërrimin sa më shpejt të jetë e mundur. Theksojmë se nëse kjo luftë vazhdon, civilët e pafajshëm do të jenë të parët që do të humbasin. Të gjithë, përfshirë dhe banorët e rajonit, kanë pësuar dhe do të vazhdojë të vuajë nga kjo luftë. Kemi pasur takime intensive me të dyja palët. Presidenti ynë Rexhep Tajip Erdogan është takuar me liderët e të dyja palëve. Unë jam takuar shumë herë me homologët e mi. Ne i kemi bashkuar palët në vendin tonë. Është gjithashtu kuptimplotë që ky takim u organizua në formën e e diplomacisë së Antalias. Ne u përpoqëm të ruajmë pozicionin kombëtar të Turqisë në këtë takim të sotëm. Së bashku luajtëm një rol lehtësues. Vëmendjen jonë ishte për prioritetin e dimensionit njerëzor. Gjaku dhe lotët e derdhur po shtohen çdo ditë. Ne deklaruam se civilët e kapur në mes të luftës duhet të shpëtohen.

Ne theksuam edhe një herë sot se korridoret humanitare duhet të mbahen të hapura pa asnjë pengesë. Ne e pamë situatën në terren personalisht gjatë evakuimit të qytetarëve tanë. Ne propozuam një armëpushim për Mariupolin. Palët do ta diskutojnë këtë. Rusia tani është në rajon, trupat ukrainase janë atje. Nëse nuk ka koordinim këtu, civilët do të vdesin. Në një takim nuk mund të pritet një mrekulli, por ky takim në nivel politik është një fillim i rëndësishëm. U tha se Zelennski ishte gati për një takim të tillë dhe Putin nuk është kundër një takimi të tillë. Këtë ide e shprehu Putin në takimin e tij me presidentin tonë. 

Ukraina dëshiron që këto bisedime të zhvillohen në Turqi ndërsa Rusia në Bjellorusi. Ne presim me kënaqësi, por e rëndësishme nuk është vendndodhja, por fillimi i negociatave sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces.

Si Turqi, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona që i japin përparësi diplomacisë. Dëshiroj të falënderoj palët që pranuan ftesën tonë për besimin e tyre tek ne” është shprehur minsitri i jashtëm turk. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco