Lavrov i Rusisë: Ne ia rikujtuam Ukrainës se Rusia i ka paraqitur propozimet e saj

Lavrov i Rusisë: Ne ia rikujtuam Ukrainës se Rusia i ka paraqitur propozimet e saj

11:24, 10/03/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dha një konferencë për mediat pas negociatave që zhvilloi sot me homologun ukrainas Dmitry Kuleba në Antalia, një takim i nivelit të lartë që u ndërmjetësua nga Turqia.

Lavrov theksoi se "Moska kërkon një përgjigje", duke iu referuar kërkesave që i ka paraqitur Ukrainës dhe se "operacioni ushtarak në Ukrainë po shkon sipas planit."

Sipas mediave amerikane, “dallimi në tonin dhe zgjedhjen e pikave të fokusit pas takimit sugjeron se të dyja palët janë ende larg nga të parit realisht të situatës për paqe apo armëpushim. Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Perëndimi po sillet "rrezikshëm" duke furnizuar Ukrainën me armë, duke krijuar një rrezik në rajon që mund të zgjasë për "shumë vite".

Lavrov shtoi edhe se Rusia dëshiron të vazhdojë negociatat me Ukrainën. “Ne do të dalim nga kjo krizë me pikëpamje të freskuara për botën – pa iluzione për Perëndimin”, tha ai.

Zyrtarët nga Kievi dhe Moska kanë mbajtur disa raunde diskutimesh, por takimi në qytetin jugor të Antalias shënoi herën e parë që Rusia dërgoi një ministër për diskutime mbi krizën.

Kuleba zbarkoi në Antalia për negociata "për ndërprerjen e armiqësive nga Rusia dhe përfundimin e luftës së saj kundër Ukrainës", siç shkroi në Twitter zëdhënësi i ministrisë së jashtme Oleg Nikolenko përpara takimit me Lavrov.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco