Bjellorusia udhëzon specialistët të rivendosin energjinë në Çernobil

Bjellorusia udhëzon specialistët të rivendosin energjinë në Çernobil

10:32, 10/03/2022
A+ Aa A-

''Sistemet që lejojnë kontrollin në distancë të materialit bërthamor në centralin bërthamor të dëmtuar të Çernobilit në Ukrainë kanë ndaluar transmetimin e të dhënave në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)' deklaroi ditën e djeshme agjencia.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe forcat e saj morën menjëherë kontrollin e centralit bërthamor të dëmtuar të Çernobilit, ku ndodhi aksidenti më i keq bërthamor në histori në vitin 1986.

Edhe pse nuk është më një termocentral që funksionon, Çernobili nuk u braktis kurrë plotësisht dhe ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm. 

Por sipas agjencisë së lajmeve Reuters e cila ka cituar agjencinë shtetërore bjelloruse, lideri autoritar i Bjellorusisw Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji të centralit ukrainas.

Çernobili ndodhet afër kufirit me Bjellorusinë.

Ukraina kishte paralajmëruar dje se ekzistonte rreziku që rrezatimi nga termocentrali mund të rrjedhë për shkak të ndërprerjes së energjisë. 

Por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se ndërprerja nuk do të ndikonte në sigurinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco