Ndërron jetë burri që dy muaj më parë transplantoi zemrën e derrit

Ndërron jetë burri që dy muaj më parë transplantoi zemrën e derrit

10:28, 10/03/2022
A+ Aa A-

Një burrë që ishte transplantuar me zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht vdiq dy muaj pas operacionit revolucionar të transplantit.

Sipas BBC , këtë informacion e ka bërë të ditur spitali në SHBA ku ishte akomoduar pacienti.

David Bennett, 57 vjeç, kishte sëmundje të zemrës në fazën përfundimtare.

Ai u konsiderua i papërshtatshëm për një transplant konvencional të zemrës ose pompë artificiale të zemrës pas shqyrtimit të të dhënave të tij mjekësore dhe zemra e një derri ishte e vetmja mundësi në dispozicion, tha qendra mjekësore në atë kohë.

Mjekët në Baltimore thanë se ditët e mëparshme gjendja e tij filloi të përkeqësohej dhe se ai ndërroi jetë më 8 mars.

Shtohet se Bennett ishte në dijeni të rreziqeve që vinte nga ky operacion.

Mjekëve iu dha një leje speciale nga rregullatorët amerikanë për të kryer operacionin, me bazën se Bennett me siguri do të kishte vdekur pa të.

"Ai u tregua një pacient i guximshëm dhe fisnik që luftoi deri në fund," tha Dr. Bartley P. Griffith, një kirurg që transplantoi zemrën e një derri në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë, operacioni i kryer nga ekipi i Universitetit të Mjekësisë në Maryland ishte ndër operacionet e para të tilla, dhe qëllimi i tij ishte të tregonte mundësinë e transplantimit të zemrës së një derri në trupin e njeriut, një zonë e mundësuar nga "redaktimi i ri i gjeneve".

Revivicor, një kompani e mjekësisë rigjeneruese me bazë në Virxhinia, siguroi zemrën. Tre gjene përgjegjës për refuzimin e organeve të derrit nga sistemi imunitar i njeriut u hoqën nga derri dhurues dhe një gjen u hoq për të parandaluar rritjen e tepërt të indit të zemrës së derrit. 

Gjashtë gjene njerëzore përgjegjëse për pranimin imunitar janë futur, shkruan CNN .

Shtetet e Bashkuara kanë mungesë të organeve për transplantim. Më shumë se 106,000 njerëz janë aktualisht në listën kombëtare të transplantit dhe 17 njerëz vdesin çdo ditë duke pritur për një organ.

Valvulat e zemrës së derrit janë transplantuar te njerëzit për shumë vite. Në tetor, kirurgët testuan me sukses transplantin e veshkave të derrit të modifikuar gjenetikisht te një grua në Nju Jork, e cila kishte vdekje në tru.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco