Kuleba dhe delegacioni ukrainas mbërriti në Antalia për takimin trepalësh Rusi - Ukrainë - Turqi

Kuleba dhe delegacioni ukrainas mbërriti në Antalia për takimin trepalësh Rusi - Ukrainë - Turqi

08:10, 10/03/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba erdhi në Antalie për takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Rusi-Ukrainë-Turqi që organizohet me ndërmjetësimin e Turqisë, njofton shtypi turk TRT.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba erdhi në Antalie për takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Rusi-Ukrainë-Turqi që organizohet me ndërmjetësimin e Turqisë.

Avioni privat me Kuleba-n dhe delegacionin ukrainas u ul dje në aeroportin e Antalies. Delegacioni u nis për në hotelin me 5 yje në qendrën turistike Belek, rrethi Serik, ku do të qëndrojnë.

Dje në Antalie ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Ministrat e Jashtëm Mevlut Çavusoglu, Sergey Lavrov dhe Dmytro Kuleba do të takohen sot në hotelin me 5 yje “Regnum Carya” në qendrën turistike Belek për bisedime.

Nga ana tjetër, Mevlut Çavusoglu ka zhvilluar një takim me Kuleba para bisedimeve trepalëshe.

Përpjekjet

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu njoftoi se më 10 mars do të takohet me homologët rusë dhe ukrainas në një format trepalësh në Forumin e Diplomacisë në Antalie.

Duke tërhequr vëmendjen mbi angazhimin intensiv diplomatik të Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe nga ai vet, Çavusoglu për gazetarët e AA-së dhe TRT-së tha se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet për paqe të përhershme dhe ndalimin e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se para fillimit të luftimeve në fjalë ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe se dy homologëve u ka propozuar të takohen në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalie që do të zhvillohet më 11-13 mars. Kryediplomati turk nënvizoi se Turqia vazhdon pa ndërprerë kontaktet.

"Pas luftës i kemi shtuar edhe më tej këto kontakte dhe kemi zhvilluar një diplomaci intensive për të bashkuar dy palët. Këtë temë e solli në rend dite Presidenti ynë (Recep Tayyip Erdogan) në bisedën që zhvilloi dje me (Presidentin rus) Putin. Më pas Lavrov tha se është i gatshëm të marrë pjesë në këtë takim në Antalie. Në të njëjtën mënyrë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba na njoftoi se do të marrë pjesë në këtë takim", tha Çavusoglu.

"Që të dy ministrat kërkuan që në këtë takim të jem i pranishëm edhe unë dhe takimin ta zhvillojmë në formën trepalëshe. Për këtë arsye shpresojmë që këtë takim ta zhvillojmë në formën trepalëshe, të enjten më 10 mars në Antalie. Urojmë që ky takim të jetë kryesisht një pikë kthese. Dëshirojmë që ky takim të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të paqes dhe stabilitetit", tha Çavusoglu.

Ai vuri theksin se me ndalimin sa më parë të luftimeve do të vazhdojnë të tregojnë përpjekjet me qëllimin e mirë për paqe të përhershme. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco